Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë në fshatin Qirkoviq të Leposaviqit, pasi drejtuesi i tij dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin ndërmjet Serbisë dhe Republikës së Kosovës.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 12 tetor, rreth orës 23:10. Automjeti drejtohej nga një i dyshuar mashkull, shtetas i Kosovës.
I dyshuari është intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt hetimore./Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

