Më 04.10.2026, në parkun e pyllit Gazi Babë në Shkup, nëpunës policorë të SPB Shkup i privuan nga liria tre të mitur nga Shkupi, duke vepruar lidhur me denoncimin e mëparshëm se kishin shkaktuar zjarr, me ç’rast ishte djegur bari i thatë.
“Nga Brigada Zjarrfikëse zjarri është shuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, Njësia e Punëve të Brendshme Gazi Babë pranë SPB Shkup do të paraqesë kallëzim penal për shkak të të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale „shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“, sipas nenit 288 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.