KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Ndalohen shtatë shoferë në Maqedoni për drejtim të pakujdesshëm të automjetit

Ndalohen shtatë shoferë në Maqedoni për drejtim të pakujdesshëm të automjetit

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi dje se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, ka ndaluar shtatë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit.

“Pesë prej tyre kanë vozitur pa patentë shoferi, ndërsa dy të tjerë kanë drejtuar automjetin pavarësisht ndalimit aktiv.

Një shofer në Makedonski Brod dhe nga dy shoferë në Shkup dhe në Prilep kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi. Njëri nga shoferët në Prilep ka qenë edhe nën ndikimin e alkoolit. Nga një shofer në Shkup dhe në Kërçovë kanë drejtuar automjet me ndalim aktiv. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale”, njoftojnë nga MPB.

MPB u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.