MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë privuan nga liria nëntë shoferë dhe një e thirrën në bisedë zyrtare për shkak të kryerjes së veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“ sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
“Prej tyre, tetë kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: I.Xh. (34), O.E. (21), N.T. (20), të gjithë nga Shkupi, E.D. (19) nga fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit, një 17-vjeçar nga fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit, S.D. (65) nga Serbia, një 16-vjeçar nga Velesi dhe Sh.A. (48) nga Prilepi, i cili ka drejtuar automjetin edhe nën ndikimin e alkoolit”.
“Me masë aktive ndalimi për drejtimin e automjetit ka drejtuar V.D. (31) nga fsh. Razllovc, rrethina e Dellçevës. Ndërsa, D.G.T. (24) nga Holanda ka drejtuar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, përkatësisht ka drejtuar me shpejtësi prej 175 kilometrash në orë në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë”.
“Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzimet përkatëse penale. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes ose nëse u është shqiptuar masë ndalimi për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkooli, dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për siguri më të madhe në komunikacion”, thonë nga MPB.