MPB Maqedoni njofton se dje 05.07.2026 në orën 17:30 në Shkup, në zonën Qendër, oficerët e policisë nga Shërbimi i Sigurisë Publike Shkup i privuan nga liria S.A. (34) dhe I.H. (39), të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Më 05.07.2026 rreth orës 16:00, shkaktuan zjarr në një ndërtesë të braktisur në bulevardin “Makedonija” në Shkup, gjatë të cilit u lëndua një zjarrfikës dhe u dëmtuan dy automjete zjarrfikëse”.
“Po ndërmerren masa për sqarimin e plotë të rastit, pas së cilës do të hartohet një raport përkatës”, thonë nga MPB.
