KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohen 11 shoferë për vozitje të pakujdesshme, 10 ishin pa patentë shoferë

Ndalohen 11 shoferë për vozitje të pakujdesshme, 10 ishin pa patentë shoferë

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në vende të ndryshme në gjithë territorin e shtetit, oficerët e policisë kanë ndaluar 11 shoferë për kryerjen e veprës penale “drejtim i pakujdesshëm” sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

Nga këta, 10 drejtonin pa leje drejtimi, përkatësisht: J.V. (39), E.R. (30), S.M. (39) dhe një 17-vjeçar nga Shkupi, R.M. (24) nga Manastiri, 42-vjeçarët J.V. dhe L.R. (64) nga Demirhisari, 18-vjeçarët M.A. dhe J.D. (22) nga Prilepi dhe J.S. (36) nga Koçani. M.K. (40) nga Makedonski Brod u ndalua gjithashtu për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

“Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjete pa e kaluar testin e drejtimit ose nëse u është lëshuar një masë ndalimi për drejtim mjeti ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të kontribuojmë të gjithë së bashku për një trafik më të sigurt”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.