Opinionisti Azdren Shala, në emisionin “Kosova Today” ka folur rreth protestës “Jo në emrin tim!”, e cila nuk vazhdoi deri më sot ecurinë e saj, që nga miratimi i ndryshim/plotësimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Sipas Shalës, tradhtia më e madhe është ndalja e protestave, që kërkonin drejtësi për ish-krerët e UÇK-së pas vendimit dënues ndaj tyre nga Haga, transmeton Klankosova.tv.
“Unë kam qenë pakica që ka tentuar gjithë kohës, dhe vazhdon hala me mendu që është gabim që është ndalë protesta. Kjo është tradhtia më e madhe”, tha ai.
Burimi: klankosova.tv ↗

