KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndahet nga jeta në moshë të re Dren Aga, anëtari i tifogrupit “Arpagjikët”

Ndahet nga jeta në moshë të re Dren Aga, anëtari i tifogrupit “Arpagjikët”

Ka ndërruar jetë në moshë të re Dren Aga, anëtar i tifogrupit “Arpagjik’t” të Prizrenit.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga tifogrupi “Arpagjik’t”, i cili përmes një njoftimi ka shprehur dhimbjen për humbjen e njërit prej anëtarëve të tij.

Në mesazhin e lamtumirës, tifogrupi ka kujtuar lidhjen e veçantë që Dreni kishte me klubin e basketbollit KB Bashkimi, ku kishte kaluar një pjesë të madhe të jetës, duke ndjekur gjurmët e babait të tij të ndjerë, trajnerit të mirënjohur Dervish Aga.

Ndërkohë, familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet në Prizren. Falja e namazit të xhenazes do të bëhet në Xhaminë e Dragomanit, pas namazit të ikindisë, në orën 13:55, ndërsa varrimi do të kryhet në Varrezat e Reja të Qytetit

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.