KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Ndahet nga jeta Lauren Bennett, zëri i hitit “Party Rock Anthem”

Ndahet nga jeta Lauren Bennett, zëri i hitit “Party Rock Anthem”

Lauren Bennett, këngëtarja britanike e njohur për pjesëmarrjen në grupin GRL dhe për interpretimin në hitin “Party Rock Anthem” të LMFAO, është ndarë nga jeta në moshën 37-vjeçare.

Sipas të dhënave të mjekut ligjor në Kent, Angli, Bennett ndërroi jetë më 29 maj, ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë ende publik.

Lajmi u konfirmua nga ish-anëtaret e grupit GRL përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, shkruan DailyMail.

“Me hidhërim të madh ndajmë ndarjen nga jeta të Lauren tonë të dashur. Zemrat tona janë të thyera dhe nuk mund ta shprehim me fjalë sa shumë do të na mungojë.

Do ta kujtojmë gjithmonë për dashurinë, të qeshurat dhe kujtimet që na dhuroi. Pusho në paqe, Lauren”, shkruan ato në dedikimin e tyre.

Lauren Bennett u bë e njohur në vitin 2011 falë hitit botëror “Party Rock Anthem”, ndërsa më pas iu bashkua grupit GRL, i cili publikoi këngë të suksesshme si “Ugly Heart” dhe “Wild Wild Love”, në bashkëpunim me Pitbull.

Këngëtarja lë pas vajzën e saj gjashtëvjeçare, Harlow, të cilën e kishte me balerinin dhe aktorin Kenny Wormald.

Vdekja e saj vjen 12 vjet pas tragjedisë që goditi GRL, kur anëtarja Simone Battle ndërroi jetë në vitin 2014. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.