KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit në Shqipëri

​Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit në Shqipëri

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi.

Pëllumbi ka lindur më 14 dhjetor 1936 në Korçë dhe është cilësuar si një nga figurat me ndikim në zhvillimet politike të vendit gjatë periudhës së tranzicionit pas viteve ’90.

Ai ka mbajtur detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë në vitet 2002–2005, duke luajtur një rol të rëndësishëm në jetën parlamentare të asaj periudhe.

Përveç angazhimit politik, Servet Pëllumbi njihej edhe si akademik dhe profesor i sociologjisë, me një kontribut të gjatë në fushën e studimeve sociale dhe formimit universitar në Shqipëri.

Ai ka qenë gjithashtu një nga figurat e hershme të Partisë Socialiste, ku ka mbajtur role të rëndësishme gjatë karrierës së tij politike, transmeton Euronews Albania.

Gjatë jetës së tij, Pëllumbi është vlerësuar me disa dekorata shtetërore, mes tyre edhe Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, akorduar nga ish-Presidenti Alfred Moisiu, për kontributin e tij në jetën publike dhe institucionale të vendit

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.