KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndahet nga jeta ish-hendbollistja Edona Januzi Meqikukiqi

Ndahet nga jeta ish-hendbollistja Edona Januzi Meqikukiqi

Një lajm i dhimbshëm ka prekur komunitetin e hendbollit në Kosovë.

Ka ndërruar jetë ish-hendbollistja e Kastriotit të Ferizajt, Edona Januzi Meqikukiqi, e cila për shumë vjet ishte pjesë e skuadrës ferizajase, duke dhënë kontributin e saj në këtë sport.

E lindur më 26 shtator 1992, Januzi Meqikukiqi luajti për shumë vjet në radhët e Kastriotit, ku u paraqit në pozitën e alos dhe ishte pjesë e rrugëtimit sportiv të klubit.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur Federata e Hendbollit të Kosovës, e cila ka shprehur ngushëllimet për familjet Januzi dhe Meqikukiqi.

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, në emër të komunitetit kosovar të hendbollit, u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të së ndjerës.

Ndarja e saj nga jeta është një lajm i rëndë për familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën dhe ndanë me të rrugëtimin në hendboll.

Federata e Hendbollit të Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjeve Januzi dhe Meqikukiqi, duke iu bashkuar dhimbjes së tyre në këto momente të vështira.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.