Aktorja e njohur turke, Gulsen Tuncer, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.
Ajo është e njohur për publikun shqiptar me rolin e Arsen në serialin e njohur “Dashuri e ndaluar”, ku përveç saj luajtën një kast i njohur aktorësh.
Sipas raportimeve nga mediet turke, ajo ndërrroi jetë për shkak të kancerit, derisa kishte luftuar për një kohë me sëmundjen e rëndë.
Tuncer, aktore teatri, filmi dhe televizioni, aktore zëri dhe akademike, do të varroset në Stamboll më 20 shtator.
Vdekja e saj ka zhytur në zi familjen, kolegët dhe fansat e tij nga bota e artit. Pas ndarjes nga jeta të artistes mesazhe të shumta ngushëllimi kanë ardhur nga personazhe të famshëm.
E lindur në vitin 1945 në Adana, Tuncer u diplomua në Departamentin e Teatrit në Stamboll. Ajo debutoi profesionalisht në skenë në vitin 1968 në shfaqjen “Zilli Zarife” nga teatri Gülriz Sururi-Engin Cezzar.
Përveç aktrimit, ajo punoi si asistente regjisore në afërsisht 40 projekte filmike. Ajo fitoi popullaritet të gjerë me rolin e saj si Arsen në serialin “Dashuri e ndaluar” që u transmetua po ashtu në televizione shqiptare.