KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Ndahen edhe 14 vetura të reja për Policët e Lagjes

Ndahen edhe 14 vetura të reja për Policët e Lagjes

Policia e Kosovës ka ndarë sot 14 vetura të reja hibride për policët e lagjes, me qëllim rritjen e pranisë policore në komunitet dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Sipas Policisë së Kosovës, automjetet e reja do të përdoren për mbulimin e zonave sektoriale në të gjitha drejtoritë rajonale të Policisë së Kosovës, ndërsa një veturë është ndarë edhe për Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore.

Menaxhmenti i Policisë së Kosovës ka thënë se vazhdimisht synon rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, në mënyrë që ata të jenë më afër komunitetit dhe nevojave të qytetarëve.

Sipas njoftimit, pajisja me automjete të reja pritet të lehtësojë përmbushjen e objektivave të Strategjisë së Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe të forcojë qasjen proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbështetja ndaj Divizionit të Policisë në Bashkësi dhe Parandalim, konkretisht sektorëve ku shërbejnë policët e lagjes, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Qëllimi, sipas Policisë, është forcimi i bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe rritja e mëtejme e besueshmërisë dhe transparencës institucionale. /Telegrafi/



Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.