Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se po vazhdojnë me intensitet të lartë investimet në infrastrukturën rrugore të Shalës.
Sipas Pecit, punimet aktualisht janë duke u zhvilluar në fshatrat Kutlloc, Rashan dhe Bajgorë, ndërsa në fazën e dytë të projektit pritet të përfshihen edhe Kaçandolli, Maxhera, Batahir, Dedi dhe Ofqarë.
Për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë zonë janë paraparë investime në vlerë prej 6 milionë eurosh.
Këto investime, sipas Komunës, synojnë përmirësimin e lidhjeve rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e kësaj zone.
“Shala e harruar po e merr vëmendjen e merituar”, ka theksuar Peci. /Telegrafi/