Skena e UEFA Champions League rezervon sonte një tjetër supersfidë të zjarrtë, ku kampioni i Anglisë, Manchester City, pret skuadrën italiane të Napolit.
Të dyja ekipet zbresin në fushë me synime të qarta për tri pikët në një përballje që premton spektakël, ritëm të lartë dhe emocione të forta deri në vërshëllimën e fundit, transmeton IndeksOnline.
Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Napolit nis nga ora 21:00.
Burimi: indeksonline.net ↗

