Ish-ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë, Nait Hasani ka shpalosur detaje rreth një takimi të mundshëm mes ish-presidentit Thaçi dhe kryeministrit Kurti në Hagë.
Siç tha Hasani në T7, Thaçi ka qenë i gatshëm për një takim të tillë dhe ia kishte dhënë PO-në Hasanit.
Hasani më pas, gjithnjë siç thotë ai, ia ka transmetuar këto fjalë shefit të ekzekutivit. Kurti, nuk i ka thënë jo menjëherë, duke lënë mundësitë për një vizitë potenciale, por që nuk rezultoi të konvertohet në realitet.
“Kam qenë tek Albini në zyre, tash para vitit të ri. Kam qenë dhe i kam thënë e ki momentin me shku në vizitë në Hagë. Kanë shkuar filani e fisteku. Ministra e ish-ministra kanë shkuar. E ki obligim qytetar. Nuk bën shkelje politike me shku pavarësisht çfarë thotë politika për hir të inateve. Ka thënë ‘po’ do të shkojë. Tani kam folur me Hashimin, sepse m’i thënë këtij e ai me thënë jo nuk. Bën. Ai pranoi, më tha ‘po’.
Shkova e i thashë Albin, sepse ashtu i thashë e jo kryeministër pasi më duket shumë i largët. Kështu më dukej edhe në kohën e Thaçit e thirrja në emër. I thashë shko tani se nuk bën shkelje. Pasi kur fillon procesi cilësohet sikur ndërhyrje. Më tha se do të shikojë agjendën pasi kishte takime në Bruksel e do ta mendonte. Por, ai në fund nuk shkoi dhe bëri gabim që nuk shkoi”.