KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nagavci: Kemi rezerva për projektligjin për ish-krerët e UÇK-së, por i mbështetëm deputetët

Nagavci: Kemi rezerva për projektligjin për ish-krerët e UÇK-së, por i mbështetëm deputetët

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka theksuar nevojën për koordinim më të madh institucional lidhur me procesin gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe fazën e Apelit.

Nagavci ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur rezerva për adresimin e kësaj çështjeje përmes një projektligji, por ka mbështetur deputetët që kanë vlerësuar se kjo është rruga e duhur.

“Ne kemi shprehur rezervat tona në adresimin e kësaj çështjeje në projektligj. Gjithsesi, ne kemi dhënë mbështetje deputetëve që kanë besuar se kjo është rruga e duhur”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e harmonizimit të institucioneve në trajtimin e çështjeve me interes për vendin.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.