Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 2 qershor 2026.
Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar në 1.48 euro për litër, duke shënuar ulje prej 2 centësh krahasuar me një ditë më parë.
Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.41 euro për litër, ndërsa gazi në 0.72 euro për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot nga ora 10:00.
MINT ka njoftuar se qytetarët mund të paraqesin ankesat e tyre për çmimet e derivateve përmes adresës elektronike konsumatori@rks-gov.net ose në numrin pa pagesë 0800 11000. /Telegrafi/
