KORREKT / SOT21 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Nafta dhe benzina shtrenjtohen për 1 cent

Nafta dhe benzina shtrenjtohen për 1 cent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datat 12-13 korrik 2026.

Sipas vendimit të ri, nafta (dizeli) dhe benzina janë rritur për 1 cent për litër.

Çmimet maksimale janë: Nafta (dizeli): 1.50 euro/litër, Benzina: 1.39 euro/litër dhe Gasi: 0.61 euro/litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për dy ditë.

Si rrjedhojë e konfliktit të nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në Kosovë kishin arritur deri 1.91 euro – centë për litër.

MINTI ka bërë të ditur se ankesat e qytetarëve mund të adresohen përmes linjave zyrtare të ministrisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.