KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Na vjen shumë keq”, Mancini pas humbjes ndaj Belgjikës: Ata e merituan fitoren!

“Na vjen shumë keq”, Mancini pas humbjes ndaj Belgjikës: Ata e merituan fitoren!

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, ka komentuar humbjen e rëndë 4-1 ndaj Belgjikës, duke pranuar epërsinë e kundërshtarit dhe duke theksuar se kjo disfatë duhet të shërbejë si mësim për të ardhmen.

Mancini u shpreh i zhgënjyer me rezultatin, por theksoi se ndeshje të tilla janë pjesë e procesit të rritjes së një skuadre. Sipas tij, Italia ka paguar edhe lodhjen fizike pas përballjes së mëparshme me Francën, shkruan Indeksonline

“Jemi të zhgënjyer, por kjo është një mbrëmje që do të na shërbejë shumë në të ardhmen. Ndeshje të tilla ndodhin gjatë një procesi përmirësimi dhe duhet të nxjerrim disa mësime të rëndësishme prej saj”, deklaroi Mancini.

“Belgjika e meritoi fitoren. Mund të kishim kaluar më tej në Ligën e Kombeve, por kjo humbje do të na shërbejë për mirë. Duhet të mësojmë nga ajo që ndodhi”, u shpreh trajneri italian.

Ai shtoi se skuadra duhet të nxjerrë mësime të rëndësishme nga kjo përballje, ndërsa pranoi se lodhja pas ndeshjes me Francën ndikoi në paraqitjen e italianëve.

“Paguan pak edhe për lodhjen pas ndeshjes kundër Francës”, përfundoi ai.

Pavarësisht zhgënjimit, trajneri italian beson se kjo përvojë mund t’i ndihmojë lojtarët të përmirësohen dhe të rikthehen më të fortë në sfidat e ardhshme./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.