KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mysafiri i pazakontë befason të gjithë, aligatori hyn brenda lokalit në SHBA

Mysafiri i pazakontë befason të gjithë, aligatori hyn brenda lokalit në SHBA

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një dyqan në Southport, Karolina e Veriut, ku një aligator është futur papritur brenda lokalit, duke shkaktuar panik te punonjësit dhe klientët.

Pamjet e kamerave tregojnë momentin kur zvarraniku hyn nga dera e pasme, kalon pranë magazinës dhe vazhdon drejt banakut.

Pronari i dyqanit, Jesse Driscoll, kishte reaguar i tmerruar kur e pa aligatorin.

“Shikon shumë gjëra në një dyqan, por kurrë nuk do ta kisha imagjinuar se do të shihja një aligator”, deklaroi ai.

– YouTube www.youtube.com

Një nga klientët madje mori një karrige për ta përdorur si mburojë ndaj kafshës.

Në vendngjarje mbërritën policia dhe shërbimet për mbrojtjen e kafshëve, të cilat arritën ta kapnin aligatorin pa e lënduar dhe ta zhvendosnin në një vend të sigurt.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk pati të lënduar.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.