TË FUNDIT

    Kajtazi: Ndërkombëtarët kanë pasiguri ndaj kryeministrit Kurti

    January 25, 2023

    Ahmeti: Këta janë tre skenarët – Zgjedhje, trazira ose marrëveshje

    January 25, 2023

    Rexhaj i LVV-së: Me duart tona, s’mund ta pranojmë Asociacionin një etnik

    January 25, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Mustafa: Qeveria të korrigjojë vendimin skandaloz për tatimin në pronë, s’mbulohet kjo plaçkitje me 50 euro
    Lajme

    Mustafa: Qeveria të korrigjojë vendimin skandaloz për tatimin në pronë, s’mbulohet kjo plaçkitje me 50 euro

    By A.JJanuary 25, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Isa Mustafa, Premierminister der Republik Kosovo. Pristina, 27.05.2015. Pristina Kosovo PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright: xThomasxTrutschelx Isa Mustafa Prime Minister the Republic Kosovo Pristina 27 05 2015 Pristina Kosovo PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright xThomasxTrutschelx
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Përpos shqetësimeve të shumta që kanë në përballje me inflacionin, qytetarët së fundi u përballen edhe me një rritje të çmimit të tatimit në pronë.
    Nëse vitin e kaluar një qytetar pagoi tatim 400 euro, këtë vit i njëjti u pagua 900.

    Siç duket fillimviti nuk doli edhe shumë i mbarë për qytetarët, sidomos në aspektin e shpenzimeve të cilat janë të patjetërsueshme.

    E kjo falë vendimit të fundit nga Ministria e Financave, për ngritjen e çmimit të tatimit në pronë.

    Si fillim një gjë e tillë nuk u bë publike, por qytetarët e morën vesh në momentin kur iu desh të paguanin atë. E nga komunat kanë theksuar se një gjë e tillë është vendosur nga Ministria e Financave, derisa kjo e fundit u deklarua ndryshe.

    Madje në një njoftim të bërë dje u tha se shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat.

    “MFPT, bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, obligohet që në baza të rregullta të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme, ndërsa shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat. Departamenti i Tatimit në Pronë, në kuadër të MFPT, përgjatë vitit 2022 ka kryer vlerësimin e përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, si dhe ka përpiluar raporte të vlerësimit për prona rezidenciale më datë 31.10.2022, për të cilat janë njoftuar të gjitha Komunat.Përgjatë vlerësimit të pronave rezidenciale, Departamenti i Tatimit në Pronë ka bashkëpunuar ngushtë me komunat për të përcaktuar çmimin për m2 për objekte dhe toka”.

    E një ditë pasi kjo çështje pati një diskutim të gjerë, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u morë vendim që të ndahet nga 50 euro për sektorin publik, në kuadër të pagës së muajit janar.

    “U vazhdua shtesa prej 50 euro për muajin janar për punëtorët e sektorit publik, në kuadër të Pakos së Përballjes me Inflacionin, sikurse u vazhdua shtesa për punëtorët shëndetësorë edhe për muajin janar”,u tha në njoftimin e qeverisë.

    Në lidhje me këtë, lajmi.net ka kontaktuar ish-kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

    Me këtë rast, Mustafa ka vlerësuar se sa u përket ndihmave, Qeveria duhet që menjëherë të korrigjojë vendimin e Ministrisë së Financave, e që lidhet pikërisht me rritjen e tatimit në pronë.

    “Sa u përket ndihmave, Qeveria duhet që menjëherë të korrigjojë vendimin skandaloz të Ministrisë së Financave, për rritjen e bazës për llogaritjen e tatimit në pronë”,tha ai.

    Madje Mustafa këtë vendim e ka cilësuar si “plaçkitje”, e që sipas tij vetëm njerëzit e papërgjegjshëm për jetën e qytetarëve mund ta bëjnë këtë.

    “Një plaçkitje që vetëm njerëzit e papërgjegjshëm dhe të pandjenja për jetën e qytetarëve mund ta bëjnë”,shtoi ai.

    Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se kjo nuk mbulohet me 50 euro.

    “Nuk mbulohet kjo plaçkitje me 50 euro”,theksoi ai.

    Ndryshe Qeveria e Kosovës për disa herë radhazi ka marrë vendim që të ndajë nga 50 euro për sektorin publik në vend.

    Madje këto në disa raste janë parë edhe si vendim jo i duhur, për shkak të ishte theksuar se nevoja e ngritjes së pagës dhe pensioneve do të ishte më e konvenueshme, në mënyrë që qytetarëve të mos u ofrohen vetëm “ndihma” të ngjashme që thënë shkurt me ngritjet ekstreme të çmimeve që ndodhën përgjatë viteve të fundit nuk ndihmojnë thuajse asgjë./Lajmi.net/





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Kajtazi: Ndërkombëtarët kanë pasiguri ndaj kryeministrit Kurti

    January 25, 2023

    Ahmeti: Këta janë tre skenarët – Zgjedhje, trazira ose marrëveshje

    January 25, 2023

    Rexhaj i LVV-së: Me duart tona, s’mund ta pranojmë Asociacionin një etnik

    January 25, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Kajtazi: Ndërkombëtarët kanë pasiguri ndaj kryeministrit Kurti

    By A.JJanuary 25, 20230

    Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar deklaratat e emisari të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav…

    Ahmeti: Këta janë tre skenarët – Zgjedhje, trazira ose marrëveshje

    January 25, 2023

    Rexhaj i LVV-së: Me duart tona, s’mund ta pranojmë Asociacionin një etnik

    January 25, 2023

    Buzhala për Qeverinë Kurti: Prej kohës së Rrahman Morinës qeveri ma të keqe Kosova nuk ka pasë, ja pse

    January 25, 2023

    TË TJERA

    Xhuli tregon se si e ka rrahur Dafina Zeqirin – Publikohet video

    January 25, 2023

    Luiz Ejlli shënon rekorde në rrjete sociale – më i shikuar se sa i gjithë Big Brother i vitit të kaluar

    January 25, 2023

    Sërish protagoniste, efektivja ‘vip’ e Elbasanit aksidentohet me makinë

    January 25, 2023

    Gjinekologia shqiptare: Burrat në emigracion, vijnë, lënë gratë shtatzënë dhe ikin

    January 25, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Kajtazi: Ndërkombëtarët kanë pasiguri ndaj kryeministrit Kurti

    January 25, 2023

    Ahmeti: Këta janë tre skenarët – Zgjedhje, trazira ose marrëveshje

    January 25, 2023

    Rexhaj i LVV-së: Me duart tona, s’mund ta pranojmë Asociacionin një etnik

    January 25, 2023
    REKLAMË
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.