TË FUNDIT

    Kurti: Nuk është e vërtetë që Serbia e ka pranuar planin franko-gjerman

    January 27, 2023

    Hoti për Ligjin që e hartoi vetë akuzon Muratin, pse nuk i informoi me kohë qytetarët që do të rriten faturat

    January 27, 2023

    Deputeti i VV-së kundërshton propozimin e Muratit për 100 eurot

    January 27, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Mustafa: Po kërkohet një “Asociacion Plus” e çdo gjë është kthim mbrapa, si ta kishte vizatuar Serbia
    Lajme

    Mustafa: Po kërkohet një “Asociacion Plus” e çdo gjë është kthim mbrapa, si ta kishte vizatuar Serbia

    By A.JJanuary 25, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Kosova po vazhdon të jetë në një pozicion shpesh herë jo favorit karshi Serbisë, sa i përket rrugës drejt Bashkimit Evropian.
    Në kuadër të dialogut në mes dy vendeve, gjatë vitit të kaluar pati më tepër ndërprerje, mospajtime e në disa raste edhe takime pa efekte pozitive.

    Por pavarësisht deklarimeve të njëpasnjëshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Asociacioni nuk do të diskutohet nga ai e aq më tepër të nënshkruhet si marrëveshje nga shtetet e huaja kjo është ndër kërkesat kyçe.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe Bashkimi Evropian vazhdimisht kanë kërkuar që Qeveria e Kosovës të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, gjë kjo e cila padyshim se do të binte ndesh me Kushtetutën e vendit.

    E pikërisht në lidhje me këto kërkesa dhe propozimet e reja nga BE-ja për të dyja vendet, së fundi në Kosovë qëndruan pesë emisarë të huaj, në mesin e tyre edhe përfaqëuesi Speciali Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe emisari amerikan, Gabriel Escobar.

    Por në lidhje me këto zhvillime të njëpasnjëshme, lajmi.net ka kontaktuar ish-kryeministrin e vendit, Isa Mustafa.

    Mustafa deklaroi se Asociacioni, nga ai i vitit 2013 i ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, tani kërkohet të jetë “Asociacion Plus”.

    “Asociacioni nga ai i vitit 2013 i ratifikuar në Kuvend, tani kërkohet të jetë Asociacion Plus. Ai i vitit 2013 plus vetëqeverisja e komunitetit serb dhe të drejtat shtesa të kishës ortodokse serbe. Këto të fundit janë pjesë e planit franko-gjerman”,theksoi Mustafa.

    Madje sipas ish-kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, çdo gjë në lidhje me këtë është kthim mbrapa.

    “Çdo gjë është kthim mbrapa, si me e pas vizatuar Serbia”,theksoi Mustafa.

    Ndryshe në vazhdën e shumë zhvillimeve, por edhe brenda pak ditëve sonte në Kosovë do të qëndrojë sërish i dërguar i i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Sipas diplomatëve në Bruksel, kjo vizitë duhet parë si vazhdim i përpjekjeve dinamike për të bindur palët që të pranojnë propozimin evropian për marrëveshjen bazë për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

    Lajçak, por edhe vetë shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Joseph Borell, publikisht kanë mirëpritur qëndrimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, sa i përket propozimit evropian, apo siç njihet edhe si plani franko-gjerman.

    Sipas tyre, kjo gjë la përshtypjen se tani duhet të punohet më shumë edhe me përfaqësuesit e Kosovës.

    Ndërsa vetë Vuçiq deklaroi se propozimi i BE-së është kornizë e re negociuese për Serbinë.

    Kurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë deklaroi se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të adresohet në planin e Bashkimit Evropian, i cili më herët është quajtur plani franko-gjerman.

    “BE-ja dhe Borrelli insistojnë që ai plan të quhet propozimi i BE-së, mbështetur nga Gjermania e Franca. Këtë e pranoj plotësisht. E kemi pranuar këtë propozim më 9 shtator, ne besojmë bazë e mirë ky propozim për të vazhduar më tutje në negociata. Pra jemi në një moment kur flasim e diskutojmë për një marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve. Aty edhe çështja e Asociacionit mund të adresohet”, ka thënë Kurti.

    Sipas Kurtit, Asociacioni mund të bëhet vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe jo ndonjë mënyrë tjetër.“Sipas Kushtetutës, që i ka dhënë shumë privilegje pakicës serbe dhe që është përpiluar nga Ahtisaari ish-presidenti finlandez që e ka fituar çmimin Nobel, në frymën e saj nuk lejon Asociacion një etnik. Fjalia e parë e atij plani, asaj zgjidhje, thotë që Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike. Asociacionet apo institucionet monoetnike nuk janë në frymën e atij plani të Kushtetutës. Megjithatë, ne ofrojmë garancitë më të mëdha për të gjitha pakicat në Kosovë. Jam shumë i angazhuar në këtë drejtim, pa nënvlerësuar kushtetutshmërinë e vendit tonë”, theksoi Kurti.

    Në lidhje me ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi, Borell ka diskutuar së fundi edhe para ministrave të Jashtëm të Bllokut gjatë 23 janarit. Propozimi i BE-së u është dorëzuar palëve në fund të verës, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike./





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Kurti: Nuk është e vërtetë që Serbia e ka pranuar planin franko-gjerman

    January 27, 2023

    Hoti për Ligjin që e hartoi vetë akuzon Muratin, pse nuk i informoi me kohë qytetarët që do të rriten faturat

    January 27, 2023

    Deputeti i VV-së kundërshton propozimin e Muratit për 100 eurot

    January 27, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Kurti: Nuk është e vërtetë që Serbia e ka pranuar planin franko-gjerman

    By A.JJanuary 27, 20230

    Kryeministri Albin Kurti thotë se nuk është e vërtetë që Serbia e ka pranuar propozimin…

    Hoti për Ligjin që e hartoi vetë akuzon Muratin, pse nuk i informoi me kohë qytetarët që do të rriten faturat

    January 27, 2023

    Deputeti i VV-së kundërshton propozimin e Muratit për 100 eurot

    January 27, 2023

    Kurti flet për kërcënimin me sanksione ndaj Kosovës: Jemi paralajmëruar në mënyrë implicite…

    January 27, 2023

    TË TJERA

    Dogana zbulon një bunker në një barnatore në Prishtinë ku fshiheshin barnat e kontrabanduara

    January 27, 2023

    Zarf i Zi në BBVA, banorët i pret dënimi deri ditën e fundit të spektaklit

    January 27, 2023

    Shëndetësia në kolaps: Për tri javë, 13 mjekë lëshuan punën në QKUK

    January 27, 2023

    Kiara kërkon hapësirë, Luizi: Unë nëse largohem, nuk kthehem më

    January 26, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Kurti: Nuk është e vërtetë që Serbia e ka pranuar planin franko-gjerman

    January 27, 2023

    Hoti për Ligjin që e hartoi vetë akuzon Muratin, pse nuk i informoi me kohë qytetarët që do të rriten faturat

    January 27, 2023

    Deputeti i VV-së kundërshton propozimin e Muratit për 100 eurot

    January 27, 2023
    REKLAMË
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.