KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mustafa: Koha është për përgjegjësi politike, PDK-ja mund të ketë rol vendimtar për qeverinë e re

Mustafa: Koha është për përgjegjësi politike, PDK-ja mund të ketë rol vendimtar për qeverinë e re

Anëtari i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme dhe një qeveri funksionale, duke thënë se kjo parti mund të luajë rol vendimtar në krijimin e një ekzekutivi të ri.

Deklarata e Mustafës vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se kjo parti do të mbetet në opozitë.

Përmes një reagimi në Facebook, Mustafa tha se pas zgjedhjeve vendi ka nevojë për përgjegjësi politike dhe vendimmarrje që i shërben interesit shtetëror.

“Politika duhet t’u shërbejë qytetarëve, të forcojë shtetin dhe të ruajë partneritetin strategjik me aleatët tanë”, shkroi Mustafa.

Sipas tij, PDK-ja është e gatshme të kontribuojë në ndërtimin e një qeverie të re me orientim euroatlantik.

“PDK-ja është e gatshme të luajë rolin vendimtar në ndërtimin e qeverisë së re, me vizion të qartë, përgjegjësi dhe orientim euroatlantik”, u shpreh ai.

Mustafa ka kritikuar mundësinë e bllokadave politike, duke kërkuar që partitë të fokusohen në krijimin e institucioneve funksionale.

“Kosova nuk ka kohë për bllokada e eksperimente politike. E ardhmja kërkon stabilitet, institucione të forta dhe vendimmarrje të përgjegjshme”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se vendi duhet t’u largohet, siç i quajti, “llogarive taktike” dhe t’i japë përparësi formimit të institucioneve të reja.

“Koha është për një qeveri normale. Koha është për Kosovën”, përfundoi Mustafa.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.