TË FUNDIT

    Gjermania ua lehtëson punësimin imigrantëve përmes tri rrugëve, përfshihet Kosova

    March 29, 2023

    Buzhala e Panduri replikojnë për intervistën e kryeministrit: A t’shkoj ta marr unë Kurtin, n’sa me ta shkarku?

    March 29, 2023

    Vitia krekoset me suksese të para dy vjetëve

    March 29, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Musliu: S’ka femicid në Kosovë, gratë s’vriten veç pse janë gra, Haxhiu: Kriminelët inkurajohen nga ti
    Lajme

    Musliu: S’ka femicid në Kosovë, gratë s’vriten veç pse janë gra, Haxhiu: Kriminelët inkurajohen nga ti

    By A.JMarch 9, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është kapur me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu për termin ‘femicid’.

    Pasi deputetja e LVV-së, Arjeta Fejza tha se në Kosovë ka femicid, këtë e kundërshtoi Musliu, duke thënë se “në Kosovë nuk vriten gratë veç pse janë gra”.

    “Kujt po i konvenon që me e bë shoqërinë tonë shoqëri femicide. Në Kosovë nuk vriten gratë veç pse janë gra, kuptojeni njëherë e përgjithmonë. Fjala ‘femicid’ do të thotë urrejtje ndaj grave me përmasa të mëdha. Ka dhunë ndaj grave, ka që vriten gra, vriten edhe burra, por nuk guxojmë që në këtë parlament t’ia japim emrin ‘femicid’. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse shkruhen raporte mbi këtë se çfarë flasim ne këtu dhe të trajtohemi ne si shoqëri femicide, kjo është e papranueshme”, tha ajo.

    Musliu tha se vrasësit duhet dënuar.

    I replikoi njëherë Fejza, duke thënë se “s’do mend se në Kosovë ka femicid dhe ka vrasje të grave sepse janë gra”.

    “Në Kosovë gruaja i gëzon të gjitha të drejtat”, i tha Musliu asaj në replikën e radhës.

    Në këtë përplasje hyri edhe ministrja Haxhiu, duke e akuzuar Musliun.

    “Dhunuesit dhe kriminelët potencialë kur ju dëgjojnë teksa flisni, sigurisht që inkurajohen nga fjala jote”, tha ajo.

    “Mendësia jote shpërfaq mendësinë e qeverisjes së PDK-së”, tha Haxhiu, duke i akuzuar qeveritë e mëparshme se s’kishin ndërmarrë masa për këtë fenomen.

    Musliu replikoi sërish, duke thënë se s’është në rregull që ministrja e Drektësisë të flasë për femicid në Kosovë.





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Gjermania ua lehtëson punësimin imigrantëve përmes tri rrugëve, përfshihet Kosova

    March 29, 2023

    Buzhala e Panduri replikojnë për intervistën e kryeministrit: A t’shkoj ta marr unë Kurtin, n’sa me ta shkarku?

    March 29, 2023

    Vitia krekoset me suksese të para dy vjetëve

    March 29, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Gjermania ua lehtëson punësimin imigrantëve përmes tri rrugëve, përfshihet Kosova

    By A.JMarch 29, 20230

    Gjermania të mërkurën i publikoi draft-reformat për imigrimin, trajnimin e shkathtësive dhe promovimin e imigrimit…

    Buzhala e Panduri replikojnë për intervistën e kryeministrit: A t’shkoj ta marr unë Kurtin, n’sa me ta shkarku?

    March 29, 2023

    Vitia krekoset me suksese të para dy vjetëve

    March 29, 2023

    Hoti godet Qeverinë Kurti: E tmerrshme, kjo s’na kishte ndodhur për 20 vjet

    March 29, 2023

    TË TJERA

    Netanyahu i kundërpërgjgjet Biden: Izraeli i merr vendimet vetë, nuk ndikohemi nga presionet

    March 29, 2023

    Olta “revoltohet” nga injorimi i Luizit: Është kafshë, është njeri i keq

    March 29, 2023

    “Unë po të pres!”, Bledi Mane nuk heq dorë nga Nita, urimi special i gazetarit për ditëlindjen e këngëtares

    March 29, 2023

    Berisha: Në 8 vjet kemi humbur 35% të popullsisë

    March 29, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Gjermania ua lehtëson punësimin imigrantëve përmes tri rrugëve, përfshihet Kosova

    March 29, 2023

    Buzhala e Panduri replikojnë për intervistën e kryeministrit: A t’shkoj ta marr unë Kurtin, n’sa me ta shkarku?

    March 29, 2023

    Vitia krekoset me suksese të para dy vjetëve

    March 29, 2023
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.