Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kërkuar që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dhe drejtori i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj, të raportojnë para Komisionit për Siguri lidhur me operacionin e Policisë gjatë protestës së fundit në Prishtinë.
Gjatë mbledhjes së komisionit, Musliu ka këmbëngulur që institucionet përgjegjëse të japin llogari për dhunën e pretenduar ndaj protestuesve.
“Unë prapë këmbëngul që duhet të thirren në përgjegjësi institucionet përgjegjëse për dhunën që është shkaktuar në protestë, sepse e thashë edhe njëherë, nuk mundemi që në emër të ligjit të keqtrajtojmë dhe maltretojmë qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar mes tjerash Musliu. /Klankosova.tv

