KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Musk lë të kuptohet se qeveria amerikane qëndron pas ngadalësimit të sistemit ‘Starshield’ në Ukrainë

Musk lë të kuptohet se qeveria amerikane qëndron pas ngadalësimit të sistemit ‘Starshield’ në Ukrainë

Shefi i SpaceX, Elon Musk, deklaroi se çdo ndërprerje që Ukraina raporton në përdorimin e sistemit të komunikimit satelitor “Starshield”, do të ishte përgjegjësi e qeverisë amerikane dhe jo e kompanisë së tij.

“Sistemet ‘Starshield’ zotërohen dhe kontrollohen nga qeveria amerikane. Çdo kufizim në shpejtësi ose përdorim vendoset nga ushtria amerikane dhe, në fund të fundit, nga presidenti i Shteteve të Bashkuara”, theksoi Musk, duke iu referuar presidentit amerikan Donald Trump.

Musk nënvizoi dallimin midis sistemit “Starshield” – në të cilin Ukraina mbështetet për komunikimet në fushën e betejës – dhe sistemit paralel civil satelitor “Starlink”, të cilin Ukraina gjithashtu e përdor, por nuk lejohet ta shfrytëzojë për operacione sulmuese.

Të dy sistemet janë krijuar nga kompania SpaceX e Musk-ut.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, Musk po i përgjigjej një postimi në platformën X nga ish-ministri ukrainas i mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, i cili u shpreh se “lidhja ‘Starlink’ me shpejtësi deri në 160 km/h po rikthehet”, por shtoi se “heqja e plotë e kufizimit të shpejtësisë në ‘Starshield’ është tani thelbësore për mbrojtjen e Ukrainës”.

Më pas, Fedorov e falënderoi Musk-un për “mbështetjen e tij të vazhdueshme”.

Zyrtarë të mbrojtjes ukrainase kanë lënë të kuptohet se Uashingtoni qëndron pas shpejtësive më të ulëta të raportuara në disa terminale interneti, të cilat ndihmojnë ushtrinë e vendit të godasë territoret e pushtuara nga Rusia dhe të operojë me dronë përgjues.

Ukraina gjithashtu ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po ndihmojnë Rusinë duke mos e paralajmëruar atë për sulme me raketa; Kievi u godit nga raketa balistike për dy net rresht, përpara se sirenat e sulmit ajror të mund të binin për të paralajmëruar njerëzit që të strehoheshin.

Ndërkohë, të mërkurën, Rusia akuzoi Ukrainën se ka sulmuar dy rafineri nafte, duke shkelur “armëpushimin energjetik” – një pretendim që Kievi e hodhi poshtë si “të rremë”, duke deklaruar se janë goditur objekte të tjera, “por jo rafineritë”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.