Njëri nga rrethrrotullimet më të vjetra dhe me të njohura të Prishtinës, është bërë me ndriçim publik.
Në lidhje me këtë ka reaguar analisti Imer Mushkolaj.
Me anë të një postimi në Facebook, Mushkolaj, ka thënë se është gjynah të konsiderohet arritje e madhe ndriçimi i një rrethrrotullimi rrugor.
“Dmth. ndriçimi i një rrethi në Prishtinë po konsiderohet arritje e madhe e Komunës. Për besë gjynah me t’ardhë në çfarë gjendje kemi mbërri”, ka shkruar Mushkolaj.