KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Muriqi shënon në fitoren e Fenerbahçes ndaj Alanyasporit

Muriqi shënon në fitoren e Fenerbahçes ndaj Alanyasporit

Fenerbahçe ka shënuar fitore të rëndësishme në Superligën e Turqisë, duke e mposhtur Alanyasporin me rezultat 3-0, në ndeshjen e javës së tetë të kampionatit.

Romelu Lukaku zhbllokoi rezultatin në minutën e 40-të, pasi vendasit kishin humbur një penallti me Mason Greenwood në minutën e 17-të.

Në pjesën e dytë, Kerem Aktürkoëlu shënoi golin e dytë në minutën e 71-të, ndërsa ish-sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, vulosi fitoren me golin e tretë në minutën e 87-të.

Me këtë triumf, Fenerbahçe arrin në kuotën e 16 pikëve dhe ngjitet në vendin e tretë, tri pikë prapa liderit Galatasaray. Ndërkohë, Alanyaspor mbetet me 12 pikë në vendin e tetë. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.