KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Muriqi ngjitet në mesin e golashënuesve më të mirë të Ligës së Kombeve, lë pas yje të mëdhenj

Muriqi ngjitet në mesin e golashënuesve më të mirë të Ligës së Kombeve, lë pas yje të mëdhenj

Sulmuesi dhe kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, vazhdon të shkruajë emrin e tij në historinë e Ligës së Kombeve, duke u renditur në mesin e golashënuesve më të mirë të kësaj gare.

Sipas të dhënave të publikuara nga UEFA, Muriqi ka realizuar 14 gola në Ligën e Kombeve, duke u renditur në vendin e katërt në listën e golashënuesve më të mirë në histori të kësaj gare.

Para tij ndodhen vetëm Erling Haaland me 21 gola, ndërsa Aleksandar Mitrovic dhe Cristiano Ronaldo kanë nga 15 gola.

Me 14 realizime, Muriqi ka lënë pas disa prej emrave më të njohur të futbollit evropian, përfshirë Romelu Lukakun, Edin Dzekon, Kylian Mbappen dhe Viktor Gyokeres.

Ky rekord e vendos kapitenin e Kosovës në një shoqëri të veçantë, pasi vetëm tre futbollistë kanë shënuar më shumë gola se ai në historinë e Ligës së Kombeve.

Por, statistikat e Kosovës në këtë garë nuk ndalen vetëm te Muriqi.

“Dardanët” janë njëra prej përfaqësueseve që kanë dy futbollistë me nga një het-trik në historinë e Ligës së Kombeve.

Muriqi e realizoi het-trikun e tij më 23 mars 2025 ndaj Islandës, ndërsa Arbër Zeneli kishte shënuar tri gola në një ndeshje ndaj Azerbajxhanit më 20 nëntor 2018.

Kështu, Kosova ka dy futbollistë që kanë arritur të shënojnë nga tri gola në një ndeshje të Ligës së Kombeve, ndërsa Muriqi tashmë është vetëm një gol larg vendit të dytë në listën e golashënuesve më të mirë të kësaj gare./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.