KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Muriqi në garë me Yamal dhe Mbappe për çmimin si ‘Lojtari i sezonit në La Liga’

Muriqi në garë me Yamal dhe Mbappe për çmimin si ‘Lojtari i sezonit në La Liga’

Lamine Yamal dhe Vedat Muriqi janë nominuar zyrtarisht për çmimin prestigjioz të Lojtarit të Sezonit në La Liga, pasi zhvilluan edicion të jashtëzakonshëm idividual.

Anësori 18-vjeçar regjistroi shifra mbresëlënëse në kampionat, duke realizuar 16 gola dhe 12 asistime në 28 ndeshje, kontribut që ishte vendimtar në rrugëtimin e Barcelonës drejt rikthimit të titullit në Spanjë.

Në listën e ngushtë të kandidatëve është edhe Vedat Muriqi, i cili, pavarësisht se Mallorca ra nga La Liga, u dallua si një nga lojtarët më të mirë të kampionatit me paraqitjet dhe ndikimin e tij në sulm.

Përveç Yamalit dhe Muriqit, të nominuar janë edhe ylli i Real Madridit, Kylian Mbappé, që u shpall top shënues në La Liga.

Mesfushori i Real Betis, Pablo Fornals, si dhe anësori i Villarrealit, Nicolas Pépé, duke e kompletuar listën me pesë lojtarë që garojnë për çmimin sezonal. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.