KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Murati: Opozita bllokon mbështetjen për qytetarët dhe anëtarësimin në SEPA

Murati: Opozita bllokon mbështetjen për qytetarët dhe anëtarësimin në SEPA

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se opozita ka refuzuar sot të fusë në rend dite për seancë propozimin për mbështetje financiare ndaj punëtorëve të sektorit privat, studentëve, pensionistëve, fëmijëve dhe familjeve në përgjithësi.

Sipas tij, përfshirja në rend dite do të kërkonte votat e dy të tretave të deputetëve të pranishëm.

“Mbështetjen për punëtorët e sektorit privat, për studentët, për pensionistët, për fëmijët e për të gjitha familjet sot opozita refuzoi ta fuste në rend dite për seancë (për të cilën duhet votuar 2/3 e deputetëve prezentë)”, shkruan Murati në Facebook.

Murati gjithashtu theksoi se opozita ka refuzuar edhe trajtimin e Projektligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, i cili është pjesë e paketës së ligjeve të nevojshme për anëtarësimin e Kosovës në SEPA (Zona e Vetme e Pagesave në Euro).

Ai iu referua një studimi të “German Economic Team”, sipas të cilit mbi 50 milionë euro në vit do të mund të kurseheshin nga qytetarët dhe bizneset në rast të anëtarësimit në SEPA.

“Ndërkohë, shtetet e tjera të rajonit tashmë kanë avancuar në këtë drejtim, duke u mundësuar qytetarëve dhe bizneseve të tyre kosto shumë më të ulëta për transfere bankare”, ka theksuar Murati.

Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për shmangie nga afati procedural për rishikimin e Ligjit për Buxhetin 2026 në votimin e së shtunës në Kuvend, ka dështuar.

Mocioni për këtë çështje mori 57 vota “për” ndërsa 48 deputetë votuan “kundër”. Mirëpo, para votimit pati debat mes pushtetit dhe partive opozitare. Përfaqësues të qeverisë dhe shumicës në parlament thanë se rishikimi parasheh pakon mbështetëse për qytetarët që lidhet me inflacionin, e cila kap vlerën prej 200 milionë euro, ndërkaq opozita kundërshtoi procedurat e ngutura.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.