KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Murat Jashari për president? Peticioni mbledh mbi 1,200 nënshkrime

Murat Jashari për president? Peticioni mbledh mbi 1,200 nënshkrime

Një peticion qytetar ka nisur për të kërkuar përfshirjen e Murat Jasharit në garën për president të Kosovës, në një kohë kur vendi po përballet me mungesë konsensusi politik për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Deri më tani 1,263 nënshkrime të verifikuara.

Nisma, e publikuar online, po vazhdon të tërheqë mbështetje nga qytetarë që kërkojnë që emri i Jasharit të merret në konsideratë në procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas nismëtarëve, kjo iniciativë synon të nxisë një proces që reflekton vlerat shtetformuese dhe sakrificën mbi të cilën është ndërtuar liria e Kosovës, duke e konsideruar institucionin e presidencës si simbol të unitetit dhe vazhdimësisë shtetërore.

Peticioni është publikuar online dhe qytetarët po ftohen të japin mbështetjen e tyre përmes nënshkrimeve.

Organizatorët kanë bërë të ditur se çdo nënshkrim duhet të konfirmohet përmes një linku që dërgohet në email, në mënyrë që të konsiderohet i vlefshëm.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 28 prill për zgjedhjen e presidentit të ri, pas përfundimit të mandatit të presidentes Vjosa Osmani më 4 prill. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.