KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Mulliqi: Kosto e lartë e jetës dhe lufta kanë bërë që gishti të drejtohet kah Trump (VIDEO)

Mulliqi: Kosto e lartë e jetës dhe lufta kanë bërë që gishti të drejtohet kah Trump (VIDEO)

Gino Mulliqi, kryetar i Komunës së Wyliet në shtetin e Teksasit, ka komentuar zhvillimet politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pakënaqësitë e qytetarëve ndaj presidentit Donald Trump, pasi në zgjedhjet e mesmandatit, Republikanët humbën ndaj Demokratëve.

I ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Mulliqi në një video-lidhje, tha se qytetarët amerikanë nuk janë shumë të kënaqur me presidentin Trump, duke theksuar se një ndër faktorët kryesorë të pakënaqësisë është kostoja e lartë e jetesës.

Sipas tij, çmimet e benzinës dhe gazit, shtrenjtimi i produkteve dhe shpenzimet që lidhen me luftërat kanë ndikuar në perceptimin e qytetarëve ndaj presidentit amerikan.

“Populli nuk janë shumë të kënaqur me presidentin Trump. Po ndikojnë çmimi i benzinës apo i gazit, çmimet e kushteve të jetës, çmimet e luftës që po paguhen dhe gjithë këto e drejtojnë një gisht drejt presidentit Trump”, deklaroi Mulliqi.

Ndiqeni bisedën me të:

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.