KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mucunski uron formimin e Qeverisë së Kosovës: Presim bashkëpunim të ngushtë në interes të stabilitetit rajonal

Mucunski uron formimin e Qeverisë së Kosovës: Presim bashkëpunim të ngushtë në interes të stabilitetit rajonal

Ministri i Punëve të Jashtme, Timco Mucunski, uroi Kosovën për formimin e qeverisë së re dhe emërimin e Glauk Konjufcës si zv. kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mucunski, në një shkrim në rrjetin social “X”, thotë se po punojnë për bashkëpunim të ngushtë në interes të stabilitetit rajonal.

“I shpreh urimet e mia të sinqerta Republikës së Kosovës për formimin e qeverisë së re dhe Glauk Konjufcës për emërimin e tij si zv. kryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme. Si fqinjë, ne presim me padurim bashkëpunim të ngushtë në interes të stabilitetit rajonal, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe aspiratave tona të përbashkëta evropiane”, shkruan Mucunski.

Kuvendi i ri i Kosovës ka miratuar me shpejtësi një qeveri të re të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, duke i dhënë fund një ngërçi politik njëvjeçar në vend. Deputetë mbështetën kabinetin e Kurtit me 66 vota “pro” dhe 49 kundër./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.