KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Mucunski: Meritojmë një rrugë të drejtë drejt BE-së, trajtimi ndaj nesh është i padrejtë

Mucunski: Meritojmë një rrugë të drejtë drejt BE-së, trajtimi ndaj nesh është i padrejtë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të RMV-së, Timço Mucunski në një intervistë për Politico “Brussels Playbook” tha se vendi meriton një rrugë të drejtë, të parashikueshme dhe të besueshme drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Artikulli i Politico thekson se vendi ka qenë kandidat për anëtarësim që nga viti 2005 dhe është plotësisht në përputhje me politikën e jashtme të Unionit, por se, dy dekada më vonë, ai ende pret që negociatat e pranimit të fillojnë seriozisht.

“Po, ndonjëherë jemi shumë të frustruar nga mungesa e rezultateve politike”, theksoi Mucunski, duke shtuar se vendi është bërë një “rast studimi” se si mosmarrëveshjet dypalëshe mund të pengojnë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Duke iu referuar progresit të vendeve të tjera kandidate, Politico raporton se Mali i Zi po ecën me shpejtësi drejt anëtarësimit, Shqipëria ka mbyllur tre kapitujt e parë të negociatave dhe Ukraina dhe Moldavia po bëjnë përparim në negociata. Në të kundërt, vendi nuk ka mbyllur asnjë kapitull të vetëm në më shumë se 20 vjet.

“Të thuash se jemi trajtuar padrejtësisht është një nënvlerësim,” theksoi Mucunski.

Ideja e ndryshimit të Kushtetutës është bërë politikisht toksike pasi janë bërë “shumë” lëshime, tha Mucunski, duke shtuar se maqedonasit janë të lodhur nga “lëvizja e vazhdueshme e objektivit” dhe nuk besojnë se Bullgaria thjesht nuk do të kërkojë diçka të re.

“Ky është një abuzim absolut i pozicionit të një shteti anëtar të Bashkimit Evropian”, tha Mucunski.

Ai e krahasoi situatën me marrëdhëniet midis Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke vlerësuar se dallimet e tyre komplekse ndoshta nuk mund të kapërcehen pa anëtarësim të përbashkët në Bashkimin Evropian./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.