KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mucunski: Maqedonia mbetet e përshkushtuar në përprarimin e procesit eurointegrues

Mucunski: Maqedonia mbetet e përshkushtuar në përprarimin e procesit eurointegrues

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot, në kuadër të vizitës së tij të punës në Bruksel, u takua me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Në takim u diskutua rrjedha e procesit të anëtarësimit, axhenda e reformave të vendit, si dhe zbatimi i Planit të Rritjes.

Duke përshëndetur bashkëpunimin konstruktiv dhe të hapur me Komisionin Evropian dhe shërbimet e tij, Mucunski theksoi se Qeveria mbetet plotësisht e angazhuar në arritjen e përparimit në procesin e integrimit dhe plotësisht e mobilizuar në përmbushjen e reformave të BE-së dhe angazhimeve të ndërmarra në kuadër të Axhendës së Reformave.

Në këtë drejtim, u mirëprit progresi në disa nisma që sjellin përfitime konkrete për qytetarët dhe ekonominë, siç është hyrja në Zonën e Vetme Evropiane të Pagesave (SEPA) dhe aktivitetet për t’u përafruar me rregullat e roaming-ut të BE-së.

Biseda ngriti gjithashtu disa çështje të tjera aktuale në fushën e bashkëpunimit sektorial me Bashkimin, me fokus në integrimin ekonomik dhe lidhshmërinë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.