KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

MSH-Maqedoni: Nga ky muaj, personat e siguruar do të mund ta marrin përsëri ilaçin “Foster” në barnatore pa pagesë shtesë

MSH-Maqedoni: Nga ky muaj, personat e siguruar do të mund ta marrin përsëri ilaçin “Foster” në barnatore pa pagesë shtesë

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë njofton se nga ky muaj, personat e siguruar do të mund ta marrin përsëri ilaçin “Foster” në barnatore pa pagesë shtesë.

“Ministria e Shëndetësisë është njoftuar nga kompania, mbajtëse e autorizimit për vendosjen në treg të ilaçit “Foster”, i cili gjendet në Listën Pozitive të Ilaçeve se janë bërë ndryshime në interes të pacientëve që e përdorin këtë ilaç.

Duke filluar nga ky muaj, personat e siguruar do të mund ta marrin përsëri ilaçin në barnatore pa pagesë shtesë, duke paguar vetëm participimin e përcaktuar me ligj për shërbimin e dhënies së barit me recetë. E njëjta vlen edhe për barnat e tjera që përmbajnë përbërësit e njëjtë aktivë dhe përdoren në trajtimin e sëmundjes pulmonare obstruktive kronike (SPOK).

Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht ndërmerr aktivitete që synojnë rritjen e disponueshmërisë dhe mundësimin e qasjes së pacientëve në barna me çmime më të përballueshme”, thuhet në njoftimin e MSH-së./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.