KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Mrekulli në Nepal, 97-vjeçarja nxirret e gjallë nga rrënojat – pamje

Mrekulli në Nepal, 97-vjeçarja nxirret e gjallë nga rrënojat – pamje

97-vjeçarja Guna Maya Bokhara u nxor e gjallë nga balta dhe mbeturinat në një operacion shpëtimi që u përshkrua si një “mrekulli” pas përmbytjeve vdekjeprurëse në Nepal.

Gruaja e moshuar, e cila vuan nga demenca e avancuar, jetonte në një azil pleqsh shtetëror në zonën e Rasovës, shkruan BBC.

Ndërtesa u rrëmbye nga një sasi e madhe uji dhe balte, dhe deri më tani ajo është e vetmja mbijetuese nga azili.

Ushtrisë nepaleze dhe ekipeve të shpëtimit iu deshën katër orë për ta liruar, duke përdorur një ekskavator për të hequr me kujdes ton baltë.

Gruaja u dërgua në një spital në Katmandu ku po trajtohet.

Stërnipi i saj, i cili udhëtoi për të ndihmuar me operacionin e shpëtimit, tha se imazhi i saj duke dalë nga rrënojat i kujtonte një “luftëtar” që kthehej fitimtar nga beteja.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë përpjekjet e tyre për të gjetur mijëra persona të zhdukur, 2,500 sipas autoriteteve, dhe për të shpëtuar njerëz nga zonat në kufirin midis Nepalit dhe Kinës tre ditë pas përmbytjeve shkatërruese me një numër të përkohshëm të të vdekurve prej 633, nga të cilët 626 në Nepal dhe 7 në Kinë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.