KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

MPJ e Maqedonisë: Kemi refuzuar ndihmën bullgare për mazut, gjendja në vend është e qëndrueshme

MPJ e Maqedonisë: Kemi refuzuar ndihmën bullgare për mazut, gjendja në vend është e qëndrueshme

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme konfirmoi se Bullgaria i ka ofruar Maqedonisë ndihmë me mazut për të kapërcyer situatën e krizës me këtë burim energjie që për të cilën qeveria e RMV-së shpalli gjendje krize.

Për shkak të protestave të fermerëve grekë, Maqedonia po has probleme me importimin e sasive të nevojshme të naftës për prodhimin e energjisë elektrike në TEC-in e Negotinës, prandaj u aktivizuan rezervat shtetërore të naftës me mazut.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se Ministri i Jashtëm Timço Mucunski ka refuzuar ndihmën e ofruar nga Bullgaria.

“Këtë mëngjes, u zhvillua një bisedë telefonike midis Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Georg Georgiev. Ministri Mucunski shprehu mirënjohje për ndihmën e ofruar, duke theksuar se aktualisht nuk ka nevojë për mbështetje shtesë, pasi situata është e qëndrueshme”, tha Ministria e Punëve të Jashtme./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.