KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

MPJ e Maqedonisë: Kemi kërkuar infomacione nga Ambasada e Shqipërisë për ndalimin e shtetasve tanë në kufi

MPJ e Maqedonisë: Kemi kërkuar infomacione nga Ambasada e Shqipërisë për ndalimin e shtetasve tanë në kufi

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut dje u takua me një përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Maqedoni në lidhje me rastin në pikën kufitare “Qafë Thanë”, për të cilin deputeti Bekim Qoku nga VLEN njoftoi se kishte një ndalim hyrjeje në Shqipëri për të, deputetin Adnan Azizi dhe zv. sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Hasim Murtezani.

Kur u pyetën nga “Lokalno” nëse Ministria e Punëve të Jashtme ishte njoftuar për një ndalim hyrjeje të zyrtarëve të vendit në Shqipëri, nga MPJ u përgjigjen se kishin kërkuar informacion në lidhje me ngjarjen nga Ambasada e Shqipërisë në vend.

“Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, me kërkesën tonë, u zhvillua një takim me një përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë. Në frymën e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve, fqinjë dhe aleatë të NATO-s, në takim u kërkua informacion zyrtar nga autoritetet shqiptare në lidhje me ngjarjen që ndodhi në pikën kufitare të Qafë Thanë, gjatë së cilës shtetasve të vendit tonë nuk u lejua të hynin në Republikën e Shqipërisë”, njoftojnë nga MPJ./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.