Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se deri më sot, gjithsej 632 shtetas të RMV-së kanë kërkuar informacion në lidhje me evakuimin nga rajonet e prekura të Lindjes së Mesme. Nga këta, 136 persona janë raportuar në Doha, ndërsa numri në Abu Dhabi është vazhdimisht në rritje dhe aktualisht është rreth 477 persona, njoftoi MPJ.
Lidhur me shtetasit e RMV-së në Izrael, numri mbetet i pandryshuar.
“Për disa prej tyre (gjithsej 6 persona), evakuimi u krye me ndërmjetësimin e Ministrisë dhe ata vendosën të nisen për në Shkup me shpenzimet e tyre me fluturime komerciale. Gjashtë personat e mbetur, të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për evakuim, do të transportohen me rrugë tokësore nga Izraeli në Egjipt gjatë ditës, me ndihmën e misioneve diplomatike dhe konsullore. Ata do të akomodohen në një vend të sigurt, në një hotel me shpenzimet e shtetit, dhe pritet që nesër të fluturojnë të sigurt për në Shkup me një aeroplan qeveritar.
Lidhur me qytetarët e RMV-së në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar, misioni diplomatik dhe konsullor në Abu Dhabi, në koordinim me institucionet kompetente, është në proces të finalizimit të detajeve teknike dhe logjistike për organizimin e fluturimeve çarter. Qëllimi i Ministrisë është, në koordinim me autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar, të sigurojë disa fluturime çarter për evakuimin e personave të regjistruar. Në të njëjtën kohë, DCP-të tona po bëjnë edhe një plan të veçantë për evakuimin e qytetarëve në Bahrein dhe Kuvajt.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme mbetet në kontakt të vazhdueshëm dhe plotësisht në dispozicion të qytetarëve të RMV-së, si dhe në koordinim të rregullt me autoritetet lokale kompetente, me qëllim kryerjen e evakuimit në mënyrë të sigurt dhe në kohë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme edhe një herë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që ndodhen në rajonet e prekura (Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar, Bahrein dhe Kuvajt), nëse nuk e kanë bërë tashmë këtë, të kontaktojnë menjëherë misionin diplomatik dhe konsullor kompetent ose numrin SOS të Ministrisë, tha MPJ.
LEXO:
- Melania Trump zbulon çfarë adhuronte si vajzë gjatë fëmijërisë në Slloveni
- Babai i Tom Holland zbulon dhuratën e pazakontë të martesës që i bëri të birit dhe Zendayas
- Turqia dënon pesë kryetarë bashkie të opozitës në raste që kritikët i cilësojnë si të motivuara politikisht
- Erërat e fuqishme lëvizin aeroplanët në aeroportin e Forlit në Itali
- Nicholas Hoult largohet nga seriali “Harry Potter”, rolin e Gilderoy Lockhart e merr Kit Harington
- Policia arreston në Ferizaj personin e kërkuar nga INTERPOL-i
- Zjarret përfshijnë malet e Prishtinës, Komuna paralajmëron qytetarët
- Itali, këmbësorët që përdorin telefonin gjatë kalimit të rrugës mund të gjobiten
