Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, kanë filluar punën në korrigjimin e mospërputhjeve eventule ndërmjet klasifikimeve që kanë qenë duke u zbatuar në sistemin e vjetër dhe në sistemin e ri të Ligjit për Pagat.
“Ministria e Punëve të Brendshme/Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë (MPB/DMZP), njofton të gjitha palët se me kohë ka dërguar njoftim me shpjegimet përkatëse në të gjitha njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore, ku është bërë e njohur procedura, adresa ku dorëzohen kërkesat, dokumentet e nevojshme që mbështesin kërkesat/pretendimet e palëve etj”, thuhet në njoftim.
“Adresa elektronike zyrtare ku dorëzohen kërkesat (info.dmzp@rks-gov.net), në të cilën, njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore, janë udhëzuar që të bëjnë përmbledhjen e kërkesave individuale për të cilat kërkohet rishikim dhe eventualisht korrigjim i mospërputhjeve dhe më pas, dorëzim të kërkesave të përmbledhura në DMZP, nga njësitë e burimeve njerëzore”, vijon kumtesa e MPB-së.
Nga MPB-ja kanë thënë se do të korrigjohen të gjitha vlerat e minusuraa nga mospërputhjet, dhe do të kompensohen në mënyrë retroaktive.
Njoftimi i plotë: