KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

MPB: Kriminaliteti në Maqedoni është ulur për 30%, niveli më i ulët në 20 vitet e fundit

MPB: Kriminaliteti në Maqedoni është ulur për 30%, niveli më i ulët në 20 vitet e fundit

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se sipas të dhënave të saj, niveli i kriminalitetit në vend është më i ulëti në 20 vitet e fundit, ndërsa kriminaliteti i përgjithshëm është ulur për 30 për qind gjatë dy viteve të fundit.

Në njoftim thuhet se është rritur edhe efikasiteti në zbulimin e veprave penale dhe autorëve të tyre, duke arritur në 69 për qind.
Sipas MPB-së, gjatë kësaj periudhe janë goditur më shumë se 30 grupe të organizuara kriminale, ndërsa numri i grupeve të zbuluara të lidhura me korrupsionin është rritur për 50 për qind.

“Në luftën kundër trafikimit të drogës janë zbuluar mbi 1.600 vepra penale, janë kallëzuar rreth 1.900 persona, janë sekuestruar 6,2 tonë lëndë narkotike dhe janë parandaluar nëntë transporte ndërkombëtare të marihuanës dhe kokainës. Sekuestrimet e kokainës janë rritur për më shumë se 300 për qind”, thonë nga MPB.

MPB-ja shton se kriminaliteti pasuror është ulur me më shumë se 30 për qind, ndërsa grabitjet dhe vjedhjet me dhunë janë zvogëluar për mbi 40 për qind.

“Këta nuk janë vetëm tregues statistikorë. Pas çdo shifre qëndron një vepër penale e parandaluar, një rrjet kriminal i shkatërruar, një jetë e shpëtuar, pronë e mbrojtur dhe siguri më e madhe për qytetarët”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.