KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

MPB dorëzon kallëzim penal kundër ish-ministrit Oliver Spasovski

MPB dorëzon kallëzim penal kundër ish-ministrit Oliver Spasovski

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se Departamenti për shtypjen e krimit të organizuar ka dorëzuar kallëzim penal kundër ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Siç thonë nga MPB, derisa e ka ushtruar detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme, gjegjësisht gjatë vitit 2021, duke shfrytëzuar autorizimin e tij, i ka mundësuar një subjekti juridik për kontroll teknik në Komunën e Sarajit të fitojë pasuri të kundërligjshme në vlerë prej 5.565.927 denarë.

“O.S. e kreu krimin në atë mënyrë që nuk lëshoi vendim për revokimin e autorizimit për kontroll teknik brenda afatit të përcaktuar me ligj, bazuar në propozim të paraqitur nga një njësi organizative kompetente për çështje civile. Edhe pse e dinte se afati për lëshimin e vendimit për revokimin e autorizimit ishte jo më vonë se 15 ditë nga data e paraqitjes së çështjes, ai nuk e kreu detyrën e tij zyrtare në përputhje me nenin 65, paragrafi 3 i Ligjit për Automjetet dhe nenin 5 të Rregullores për mënyrën dhe procedurën e lëshimit dhe revokimit të vendimit për autorizimin e personit juridik për kontroll teknik të automjeteve dhe për kategoritë e automjeteve për të cilat lëshohet autorizimi për kontroll teknik”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.