Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë me ikonën e muzikës popullore shqiptare, Shkurte Fejza.
Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, Mozzik shfaqet krah artistes së mirënjohur, ndërsa e ka shoqëruar postimin me një mesazh plot vlerësim dhe respekt për kontributin e saj në muzikën shqiptare.
“Nder dhe kënaqësi ta ndaj këtë moment me ikonën e muzikës shqiptare, Shkurte Fejzën”.
Foto: Instagram
“Respekt për gjithçka që i ka dhënë muzikës dhe kulturës sonë”, ka shkruar reperi ndër tjerash.
Fejza prej dekadash është një nga artistet më të dashura për publikun shqiptar, me një karrierë të pasur dhe një repertor që ka lënë gjurmë në muzikën dhe kulturën kombëtare.
Ndërsa Mozzik, një nga emrat më të suksesshëm të skenës moderne, dëshmoi edhe një herë se vlerësimi për artistët që kanë ndërtuar historinë e muzikës shqiptare mbetet i veçantë për të.
Ata u takuan në Suharekë, në Golden Eagle Karneval, ku u mbajt për dy net radhazi me përplot performanca të artistëve të njohur. /Telegrafi/
