KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mourinho zbulon telefonatat e Perezit pas sukseseve evropiane të Real Madridit

Mourinho zbulon telefonatat e Perezit pas sukseseve evropiane të Real Madridit

Jose Mourinho ka zbuluar vlerësimin e madh që presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i ka bërë vazhdimisht për kontributin e tij në sukseset evropiane të klubit.

Pas largimit të Mourinhos nga Real Madridi në fund të aventurës së tij të parë në krye të skuadrës, madrilenët kanë fituar gjashtë trofe të Ligës së Kampionëve.

Sipas Diario AS, trajneri portugez ka treguar se Perez e ka telefonuar personalisht pas secilit prej këtyre triumfeve evropiane, duke i dhënë meritat për punën e bërë gjatë periudhës së tij në klub.

Mourinho beson se ai hodhi themelet dhe krijoi bazën mbi të cilën Real Madridi ndërtoi një epokë të jashtëzakonshme suksesi në Evropë.

Ky rrëfim vjen në një moment të veçantë, vetëm pak orë para debutimit të Real Madridit në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Ai gjithashtu tregon për marrëdhënien e mirë dhe respektin e ndërsjellë që Mourinho vazhdon të ketë me drejtuesit e klubit madrilen. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.