KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mourinho prish festën pas El Clasico-s: Këmbët në tokë, nuk na mjafton vetëm fitorja në Camp Nou

Mourinho prish festën pas El Clasico-s: Këmbët në tokë, nuk na mjafton vetëm fitorja në Camp Nou

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është shprehur tejet i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij pas triumfit të madh 2-1 përballë Barcelonës në “Camp Nou”, por menjëherë ka lëshuar një paralajmërim për futbollistët e tij që të qëndrojnë me këmbë në tokë.

Tekniku portugez vlerësoi lart qasjen taktike, guximin për të ndërtuar aksionet nga prapavija përballë presionit katalanas dhe përqendrimin maksimal gjatë gjithë 90 minutave.

“Ka qenë një ndeshje e madhe, e nivelit të lartë, që me siguri e ka ndjekur çdo njeri që e do futbollin. Të dyja skuadrat luajtën për të fituar, ndërsa lojtarët e mi zhvilluan një ndeshje të jashtëzakonshme”, tha Mourinho pas përfundimit të takimit, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, për Mourinhon tre pikët ndaj rivalit të përjetshëm nuk vlejnë asgjë nëse skuadra shpërqendrohet në sfidat e ardhshme.

“Është një fitore e madhe, por kur të kthehemi në stërvitje, nuk do t’i lejoj lojtarët ta kenë kokën në re. Nëse fitojmë sot dhe humbim në ndeshjen e radhës ndaj Racing Santanderit, kjo fitore nuk do të ketë të njëjtën vlerë. Real Madridi nuk luan vetëm për të fituar në ‘Camp Nou’, por për ta fituar kampionatin”, theksoi trajneri i “Los Blancos”.

Përveç analizës së lojës, Mourinho lëshoi kritika edhe në drejtim të sistemit VAR lidhur me një incident gjatë pjesës së dytë, duke pretenduar se Joao Cancelo duhej të përjashtohej me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj Yan Diomande.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.