Jose Mourinho kërkon që Real Madridi të bëhet më i paparashikueshëm në sulm, pavarësisht se skuadra ka arritur shifrën e 500 golave nën drejtimin e tij, raporton gazeta Marca.
Goli i vonshëm i Antonio Rudigerit në fitoren dramatike 4-3 ndaj Romës në Ligën e Kampionëve të mërkurën shënoi këtë arritje, pasi madrilenët përmbysën disavantazhin prej 3-1 për të marrë tri pikët.
Megjithatë, Mourinho dëshiron që skuadra e tij të mos mbështetet vetëm te fuqia realizuese, por të ketë më shumë alternativa në fazën ofensive.
Trajneri portugez synon të ndërthurë lojën me posedim të topit, kundërsulmet e shpejta dhe rrezikun nga goditjet standarde, duke ruajtur njëkohësisht disiplinën defensive që ka karakterizuar skuadrat e tij ndër vite.
Në repartin ofensiv, Real Madridi ka disa alternativa të rëndësishme, përfshirë Kylian Mbappen, Vinicius Juniorin, Arda Gulerin, Carlos Espí dhe Endrickun. Një tjetër mundësi për sulmin pritet të jetë edhe Rodrygo, i cili aktualisht është i lënduar.
Sipas raportimit, sfida e Mourinhos është që Real Madridi të jetë i rrezikshëm ndaj kundërshtarëve të profileve të ndryshme, duke mos u bërë i parashikueshëm në mënyrën se si krijon rastet dhe kërkon golin.
Përndryshe, mbetet të shihet nëse sulmuesit do të dëgjojnë kërkesat e Mourinhos në vikend, kur të përballen me Sevillan./Telegrafi/

