Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka folur për Carlos Espin, sulmuesin rezervist që po shkëlqen me ato pak minuta që po i ka në dispozicion.
“Kur Gonzalo [Garcia] u largua, në një marrëveshje fantastike për klubin, m’u propozuan tre emra”, ka thënë Mourinho.
“Espi ishte njëri prej tyre dhe mendova se një lojtar i ri me profilin e tij do të ishte i mirë për klubin”.
“Nuk është e lehtë të ndash minutat e lojës me Mbappenë, sepse ai ka shumë cilësi”.
Burimi: klankosova.tv ↗

